Premier League

Pogba shmang përplasjen me Mourinhon, pranon vendimet e tij

Paul Pogba nuk po familjarizohet dot me stolin, por gjithsesi, deklaron se, edhe pse i lënë mënjanë, nuk ka ndërmend të vërë në diskutim mënyrat e trajnerit të tij, Jose Mourinho. Pavarësisht talentit të tij absolut dhe të padiskutueshëm sërish Mancehster United është përfolur nga mediat se do të nxjerrë në shitje “yllin” francez që i kushtoi plot 89 milionë stërlina.

Në të vërtetë ky sezon ka qenë i shoqëruar plot me pikëpyetje për mesfushorin, me klubin anglez që duket se nuk  ka bërë maksimumin për t’i krijuar një klimë të mirë në “Old Trafford”. Ndërkohë që marrëdhëniet e tij me trajnerin Mourinho duket se janë prishur dhe 11 ndeshje pa u aktivizuar në këtë sezon flasin pro një fakti të tillë. Sidoqoftë, Pogba insiston se situata e tij te “Djajtë e Kuq” do t’i shërbejë “për t’u rritur profesionalisht, dhe pse në mënyrë paradokalse, pasi qëndrimi në stol mund të shërbejë për të të forcuar psikologjikisht.

Është një tjetër lloj sfide që duhet fituar dhe kapërcyer”. Pogba nuk harron të theksojë se me Mournihon çdo gjë është në rregull dhe se e respekton. Gjithsesi, spekulimet mediatike flasin për një transferim të tij te Reali i Madridit. Deklaratat e vetë mesfushorit, që është shprehur se dëshiron të luajë përkrah Neymarit, kanë shtuar zërat dhe kanë futur në lojë edhe Paris Sanit Germain si destinacion të mundshëm. Francezi mundohet ta sqarojë këtë çështje, duke shtuar se ai thjesht dëshiron të luajë përkrah më të mirëve në botë gjatë karrierës së tij. Por jo domosdoshmërisht duhet interpretuar si një dëshirë për t’u larguar tani nga United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency