Femrat, Shqipëria U-19 miqësore me Kosovën në “Loro Boriçi”
Kombëtarja U-19 e femrave, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e dielë grumbullimin e radhës në qytetin e Durresit, në hotel “Tropikal”, për të përgatitur ndeshjen e radhës miqësore me Kosovën.
Miqësorja do të zhvillohet në datën 4 prill, ora 12:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste, të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik, për t’u bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në Kombëtaren A. Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë.




