Futboll

Ibra: Roveshata e Ronaldos? Ta bëjë nga 40 metra

Cristiano Ronaldo ka marrë përgëzime të shumta nga “yjet” e futbollit për golin spektakolar që realizoi me roveshatë në sfidën e parë çerekfinale të Championsit përballë Juventusit, por komenti që ka për këtë perlë të luzitanit Zlatan Ibrahimovic, vërtet të fut në mendime.

“Po, ishte i bukur, po le ta provojë këtë roveshatë nga 40 metra.”

https://twitter.com/twitter/statuses/981293677506170880

Një deklaratë thumbuese kjo e gjigantit me origjinë boshnjake, që di jo pak nga roveshatat. Mjafton të kujtojmë mrekullinë e Ibras në një miqësoren mes Suedisë dhe Anglisë në vitin 2012, për të kuptuar se roveshata e Ronaldos nuk ka asgjë të pazakontë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency