La Liga

Torres konfirmon largimin nga Atletico Madrid në fund të sezonit

3 vite e gjysmë pas rikthimit të tij, Fernando Torres do të largohet sërish nga Atletico e Madridit. El Nino ka konfirmuar lamtumirën e tij në fund të këtij sezoni. Lajmi qarkullonte prej kohësh por për të zyrtarizuar gjithçka ka menduar vetë bomberi spanjoll i cili ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën ka sqaruar të ardhmen e tij. Torres kontrata e të cilit me Atleticon skadon në verë në fjalën e tij ka falenderuar tifozët për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve. E ardhmja e ish sulmuesit të kombëtares spanjolle me shumë gjasa do të jetë në kampionatin kinez ose në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency