Kategoria Superiore

Një fazë e tërë pa fitore, Duro rekord negativ me Flamurtarin

Humbja në shtëpi ndaj Skënderbeut vendos një rekord negativ për Flamurtarin në këtë edicion, por edhe për trajnerin Shpëtim Duro. Për herë të parë vlonjatët e çojnë në 8 ndeshje pa fitore, praktikisht një fazë e tërë, pasi suksesi i fundit është ai ndaj Lushnjës 2-0, që do të jetë dhe kundërshtari i ardhshëm në kampionat. 2 barazime dhe 6 humbje kanë bërë që kuqezinjtë të rrëshkasin nga vendi i 3-të në të 6-in, duke iu larguar shumë zonës europiane.

Një ecuri të tillë vlonjatët nuk e regjistronin që nga viti 2015, më saktë nga 31 tetori deri më 13 dhjetor, kur në 8 sfida merrnin vetëm 1 pikë. Nëse këto rezultate ndodhën për herë të parë te Flamurtari, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin Duro, që një ecuri të tillë nuk e ka përjetuar kurrë më parë. Fitues i një titulli kampion me Skënderbeun dhe i Kupës së Shqipërisë me Besën, trajneri kryeqytetas sheh momentin më të keq në karrierën e tij.

Si ngushëllim për Flamurtarin qëndron ajo fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Skënderbeut dhe mundësia për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu. Ndaj Lushnjës në fundjavë fitorja është detyrim dhe një mundësi për të shkelmuar krizën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency