Kategoria Superiore

Ahmataj: Problemi i Kamzës psikologjik, jam luftëtar e nuk dorëzohem

Julian Ahmataj u prezantua në krye të Kamzës, ku nisi menjëherë punën për ndeshjen e radhës me Skënderbeun në transfertë. 38-vjeçari, i cili ishte në detyrë te Burreli në Kategorinë e Parë, sqaroi se gjeti mirëkuptimin e drejtuesve për të nisur një eksperiencë të re në Superiore.

“Mirëkuptimi ka qenë i dyanshëm, ata u vunë në pozitë, por nuk mund të më pengonin që të vija te Kamza. Kam lënë ndihmësin derisa të mbyllet java, duke pritur trajnerin e ri, që të jetë me eksperiencë se atje ka pak ndeshje, kanë mbetur edhe 4 javë”.

Ahmataj beson se me përkushtim dhe profesionalizëm do të arrijë të lërë gjurmë te Kamza, ku objektivi do të jetë sigurimi i mbijetesës.

 “E kam nisur karrierën si futbollist në Elbasan, pastaj kam rrugëtuar në shumicën e klubeve shqiptare. Tani është një periudhë tjetër me trajningun. Përgjegjësia është me madhe, jam munduar që të mos ndalem në punë. Kam marr çantën dhe kam shkuar me punë kudo, edhe në kategori të ulëta. Me punën që kam bërë poshtë, mendoj që do të bëj një punë të mirë këtu. Unë garantoj që do të bëjë një punë të mirë”.

Ahmataj e sheh problemin te Kamza më shumë në aspektin psikologjik dhe është I bindur që kjo situatë delikate do të kalojë shumë shpejt.

“Luhatjet në futboll janë të pranueshme, ka momente krize e çekuilibrimi në çdo skuadër. Për Kamzën ka ardhur në një moment delikat. Duhet punuar nga ana psikologjike, se po të shohësh grupin dhe ambientin, gjithçka është e mundshme për të bërë një gjë të mirë. Unë jam luftëtar dhe nuk kam frikë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency