Kategoria Superiore

Nëse Skënderbeu fiton Kupën, edhe vendi i 4-t në Europa League

Luhet në 27 maj, do të jetë Laçi – Skënderbeu, skuadra që e ka fituar 2 herë në këto 5 vitet e fundit hark kohor gjatë të cilit shkon për të katërtën herë në finale, përballë Skënderbeut që vitet e shkuara në një farë mënyre e ka snobuar por këtë herë kërkon triumfin e dyfishtë për ta bërë të tijin dhe trofeun që i mungon  në palmaresin e klubit. Megjithatë, nuk është vetëm një llogari mes tyre, pasi me konfigurimin e finales me interes drejt verdiktit të saj shohin edhe skuadrat e tjera të kampionatit, Luftëtari e pse jo dhe Flamurtari që pas eleminimit nga Kupa shikon të vetmen rrugë që të çon në Europë atë nga kampionati. Me Skënderbeun në finalen e Kupës mundësitë që edhe skuadra që përfundon kampionatin në vendin e katërt të shkojë në kompeticionet kontinentale janë reale. Rregulli i vjetër që çonte në eleminatoret e Europa League finalisten e Kupës në rast së trofeu fitohej nga skuadra kampione ka ndryshuar, sipas rregullores aktuale “Nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë eleminator të Ligës së Europës”. Është kjo pika që nxit shpresat e skuadrave të tjera që luftojnë për pjesëmarrjen në kompeticionin e Uefa-s. Kampionati pritet të përfundojë në 23 maj, 4 ditë para finales së Kupës dhe vendi i katërt në finalen e Kupës do t’i duhet të bëjë tifo për Skënderbeun, megjithëse ekziston edhe mundësia që të jetë indiferent se ku do të shkojë trofeu, kjo ndodh vetëm nëse Laçi arrin të mbyllë kampionatin në vendin e dytë ose të tretë, eventualitet që sërish do ti hapte rrugën për Europë vendit të katërt në kampionat, pavarësisht se ku do të shkojë trofeu i Kupës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency