Kategoria Superiore

‘Partizani-Hamzai’, të kuqtë ndryshojnë emrin e kundërshtarit (Foto)

Java e 31-të e sezonit në Kategorinë Superiore do të mbyllet të hënën në orën 19:00, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, me kryendeshjen Partizani-Skënderbeu.

Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme veçanërisht për të kuqtë, që duan të harrojnë humbjen e thellë në Kukës, por edhe të marrin pikët për të ruajtur pozitat në zonën europiane të renditjes.

Nga ana tjetër, skuadra korçare vjen në pozita mjaft komode në krye të renditjes, ndërsa sapo ka siguruar edhe finalen e Kupës së Shqipërisë dhe është në garë për të fituar të dy trofetë.

Sfida pritet të jetë mjaft e ndezur, kjo edhe për shkak të rivalitetit mes dy ekipeve, në sezonet e fundit, ku si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu kanë rivalizuar për objektiva të njëjtë.

Së fundi, klubi i kuq ka ironizuar, duke zëvendësuar emrin Skënderbeu, me atë Hamzai, në lajmërimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në facebook, referuar nipit të heroit kombëtar, që tradhtoi luftën dhe kombin, për ambicie personale.

“Partizani-Hamzai, të hënën më 23 Prill, ora 19:00. Asnjë të mos mungojë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency