Lajme

Gjilani mposht Trepçën ’89, Starova abonohet me barazimin

Java e 28 e Vala Superligës në Kosovë ka filluar sot me dy nga 6 takimet, teksa Gjilani është rikthyer te fitorja, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Trepçën 89.

Rusi në pjesën e parë dhe Haxhimusa në 45-minutëshin e dytë, ishin autorët e golave për vendasit, që morën një 3-pikësh me mjaft vlera ndaj një kundërshtari direkt, si skuadra nga Mitrovica.

Nga ana tjetër, Trepça e Maganit bie pas 6 javësh, pasi nuk humbte që nga 3 Marsi, kur e mposhtte Prishtina e Mirel Josës.

Sulejman Starova ende nuk e ka gjetur fitoren e parë në Vala Superliga, teksa për të 5-tën javë radhazi nën drejtimin e tij, Feronikeli merr barazim. Përballë skuadrës nga Drenasi ishte Liria e Prizrenit, që drejtohet nga ish kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi.

Vlen të theksohet, se 4 nga 5 barazimet e arritura nga Feronikeli i Starovës, janë me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa vetëm ndeshja ndaj Trepçës ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency