Begeja: Ndikuan mungesat, golat ia falëm Flamurtarit
I zhgënjyer për humbjen por akoma më shumë për paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Flamurtarit. Në emisionin Gol pas Goli në Supersport, trajneri i Teutës Gentjan Begeja theksoi se mungesat kishin shumë peshë në këtë disfatë të durrsakëve.
Një hap mbrapa ky?
Kanë ndikuar mungesat, jo për tu justifikuar për humbjen. Kishim 3 mungesa të rëndësishme, kontigjenti jonë kaq është. Ne ia kemi falur vetë golat kundërshtarit, pa i hequr meritat Flamurtarit.
Ka munguar grinta, e dinë lojtarët në çfarë gjëndje janë?
Konstatimi i drejtë. Skuadra nuk dha ato që ka dhënë ndeshjet e fundit. Kjo ishte dhe një nga kritikat e mia në pushim të ndjeshes. Megjithatë ne kemi ndeshje të tjera më mbrapa. Nuk e kemi interpretuar mirë pjesën e parë. Ne e kishim ndërtuar lojën ti lëshonim terren kundërshtarit por bëm shumë gabime amatoreske.



