Barazim pa gola në Wanda Metropolitano, Atletico e Betis kënaqen me nga një pikë
Pak emocione në Wanda Metropolitano, aty ku Atletico Madrid barazoi pa gola ndaj Real Betis në një sfidë ku rezultati i interesonte më shumë skuadrës andaluziane sepse, Los Colchoneros mendjen e kishin te sfida e së enjtes ndaj Arsenalit në Europa League. Me disa titullarë që e nisën sfidën nga stoli Atletico e kishte të vështirë të gjente golin përballë një Real Betis që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm teksa pas 34 javëve pozicionohet në vendin e 5-të në kuotën e 56 pikëve, pozicion që të kualifikon në fazën e grupeve të Europa League.



