La Liga

Bardhi magjik, dy supergola për dy minuta; Sadiku në stol (Video)

Futbollisti me origjinë shqiptare, i Maqedonisë, Enis bardhi ka shënuar dy gola spektakolarë, në harkun e dy minutave, për skuadrën e Levantes. Skuadra ku aktivizohet Bardhi dhe Sadiku mbylli në avantazh 1-2, pjesën e parë, edhe pse u gjend në disavantazh pas golit të Garcias në minutën e 8.

Bardhi gjeti golin e barazimit në minutën e 43-të, me një goditje të shkëlqyer dënimi, nga një kënd i prirët, ndërsa vetëm 2 minuta më pas e ktheu në 1-2 rezultatin, me një tjetër perlë, thuajse identik me golin e parë.

Sfida mes Atletic Bilbaos dhe Levantes përfundoi me fitoren e kësaj të fundit 1-3, ndërsa Armando Sadiku e pa sërish nga stoli këtë takim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency