Merkato

E pranon edhe Pallotta, Liverpooli kërkon portierin Alisson

Që Liverpooli dëshiron të firmosë me Alisson Becker të Romës ky nuk përbën më lajm. “The Reds” prej kohësh janë vendosur në gjurmët e portierit, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e verdhekuqve. Interesin e ekipit të Jurgen Klopp e konfirmoi edhe presidenti James Pallotta. Megjithatë numri një i skuadrës italiane tha se nuk ka ndërmend ta shesë 25-vjeçarin, duke theksuar se kanë një kontratë shumë të mirë me të.

Alisson ka befasuar me verdhekuqtë, ndërsa vlera e kartonit të tij është rritur disafish. Për brazilianin janë të interesuar dhe klube të tjera të mëdha në Europë, por Roma shpreson të mbajë edhe për disa sezone, për ta shitur më pas për një shumë stratosferike për një portier.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency