Juventusi në ankth, Chiellini mund të ketë mbyllur sezonin
Lajme jo të mira nga infermieria për Juventusin, që rrezikon të humbasë Giorgio Chiellini deri në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi italian, doli i dëmtuar në ndeshjen kundër Napolit, dhe vuan nga një problem në gjurin e majtë. Informacionin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi në një komunikatë për shtyp.
Kështu Chiellini nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e rëndësishme përballë Interit, por jo vetëm. Nga ekzaminimet e mëtejshme në ditët në vijim do të mësohet nëse 33-vjeçari do të riaftësohet në kohë për të dhënë kontribut qoftë në sfidat e fundit të Serisë A apo në finalen e Kupës së Italisë përballë Milanit.



