Kategoria Superiore

Sulmuesit në “pit stop”, përfiton vetëm Sebino Plaku

Goli nuk është thjesht çështje sulmuesish në Kategorinë Superiore dhe këtë e tregoi java e 30-të. Pritej që në garën për “Këpucën e Artë” të favorizoheshin Sindrit Guri dhe Reginaldo, pasi mungonte këtë javë sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.

Në përballjen direkte ndërmjet tyre, dy numrat 9 Guri dhe Reginaldo, u ndanë në paqe, pavarësisht se rastet nuk munguan. Në këtë mënyrë gara për “Këpucën e Artë” vijon më tej, madje me më shumë konkurrencë, pasi Sebino Plaku iu rikthye vesit të golit, madje me një dygolësh ndaj Lushnjës. Sulmuesi kryeqytetas kthehet fuqishëm si një pretendent, pasi diferenca me gurin është vetëm 4 gola, kur duhen edhe 6 javë deri në përfundim të sezonit.

Shkodrani mbetet i vetëm në krye të klasifikimit për “Këpucën e Artë” me 15 finalizime, i ndjekur nga Sowe me 14, Reginaldo 12 dhe Plaku 11. Me ritmin e shënimit ka vijuar këtë javë edhe dy sulmuesit e Luftëtarit Abazaj dhe Bregu, të cilit po marrin për dore gjirokastritët për të arritur objektivin që mbetet Europa.

Në 10 realizimet e javës që lamë pas ka marrë pjesë edhe veterani Fatjon Sefa me golin e barazimit të përkohshëm ndaj Kamzës, ndërkohë që afrimi i bujshëm i Flamurtarit në janar, Muarem Muarem, ka shënuar për herë të parë me fanellën kuqezi, madje plot dy herë në portën e Teutës. Deri në fund nuk do të ketë garë vetëm sa i përket zonës europiane dhe mbijetesës, por edhe në klasifikimin e golashënuesve më të mirë. Pritet që lufta të jetë e ashpër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency