Sabatini ose Giuntoli pasuesit e Mirabellit te Milani?
Shtohen gjithnjë e më shumë të panjohurat për të ardhmen e Massimiliano Mirabellit tek Milani tashmë që pozitat e drejtorit sportiv të kuqezinjve janë vënë në diskutim nga drejtuesit e klubit. Pas lamtumirës së Vincenzo Montellas që ishte i pari që konstatoi dështimin e projektit të ri teknik, për më tepër me ëndrrën Champions që u shua dhe me Europa Leaguen e riskuar drejtori spotiv Mirabelli rrezikon vërtet postin e tij. Në polë position për të marë përgjegjësitë e tij qëndron Walter Sabatini që sapo ka prishur kontratën me grupin Suning dhe Interin, i dyti pas tij renditet si kandidat i mundshëm Cristiano Giuntoli, ai që konsiderohet si regjizori i vërtetë i Napolit. Më e sfumuar paraqitet hipoteza e një rikthimi të bujshëm të Ariedo Braidas. Siç raporton e përditshmja La Gazzetta dello Sport, tashmë drejtuesit e Milanit kanë nisur nga puna me kontatet e para për të gjetur zëvendësuesin ideal të Mirabellit. Madje mëshet të këtë patur edhe një takim mes Walter Sabatinit dhe disa emisarëve të Milanit në Londër. Nuk përjashtohet një takim edhe me Cristiano Guintoli gjatë këtyre ditëve, me të cilin edhe në të shkuarën përfaqësues të Milanit kanë kontaktuar.
Pika e referimit në këto ditë të trazuara në Milanello duket të jetë pikërisht trajneri Gennaro Gattuso, i cili kërkon një finale të denjë sezoni. Mundësisht me Europa Leaguen e blinduar dhe fitoren në Kupën e Italisë, më pas do të mësojmë edhe se çfarë rezervon e ardhmja për Mirabellin.



