Serie A

Derbi i Italisë/ Juventusi i avantazhuar, Interi dominon në ‘San Siro’

Inter-Juventus pa frikë mund të konsiderohet një klasike e madhe e futbollit italian, sfidë që në thelb ka rivalitetin, që jo vetëm ka shkruar historinë e këtyre dy klubeve të mëdha, por dhe atë të kampionatit.

Kjo përballje klasike mes këtyre dy ekipeve ka një statistikë prej 169 përballjesh zyrtare në historinë e Serisë A, nga të cilat 84 janë luajtur pikërisht në shtëpinë e zikaltërve. Të avantazhuar nga shifrat vijnë bardhezinjtë e Allegrit, që numërojnë një total prej 80 fitoresh kundër 46 sukseseve të zikaltërve, ndërsa barazimi mes tyre është shënuar për plot 43 herë.

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në ‘San Siro’, zikaltërit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 22 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës së Spallettit.

Interi ia ka dalë të mundë vetëm një herë Juventusin gjatë 10 sfidave të fundit që janë shënuar mes tyre në Serinë A. 5 fitore në këto 10 sfida të fundit për skuadrën e Allegrit, por Juventusi ka humbur në dy transfertat e fundit në ‘San Siro’ përballë Interit, përkatësisht në Kupën e Italisë me një rezultat 3-0, dhe 2-1 në kampionat.

Krahas statistikave e rëndësishme është edhe forma me të cilën vijnë në këtë duel Inter dhe Juventus, me të dyja skuadrat që paraqiten në gjendje të ndryshme. Zikaltërit kanë grumbulluar 8 pikë të vlefshme gjatë 4 garave të fundit të Serisë A, pikë që janë arritur falë fitoreve ndaj rivalëve të Cagliarit dhe Chievos dhe barazimeve ndaj Milanit dhe Atalantas.

Nga ana tjetër qëndron një Juventus që ka arritur 7 pikë në katër ndeshjet e fundit. Icardi dhe pjesa tjetër e formacionit zikaltër kanë shënuar plot 56 gola dhe kanë pësuar 23, ndërsa kampionët në fuqi të Italisë numërojnë 78 gola të shënuar dhe vetëm 20 të pësuar. Kjo është panorama që i paraprin klasikes së madhe të fundjavës, teksa tashmë radhën e ka fusha e ‘San Siros’, aty ku do të thuhet fjala e fundit!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency