La Liga

Lamtumirë dhe lot, Iniesta njofton largimin nga Barça

Ashtu siç e kishte njoftuar më herët, paraditen e sotme Andres Iniesta doli në një konferencë për shtyp, ku sqaroi përfundimisht të ardhmen e tij, që do të jetë larg Barcelonës.

Me lot në sy gjatë të gjithë prononcimit të tij, mesfushori spanjoll tha se është i lumtur që ka kaluar të gjithë karrierën në elitë, me një skuadër si Barcelona.

“Ndihem krenar dhe i qetë, pasi objektivi im i vetëm ishte të triumfoja në këtë klub dhe ia kam arritur. I kam dhënë gjithçka klubit, si futbollist dhe si njeri”, deklaroi Iniesta.

Në 30 qershor, mesfushori do të jetë zyrtarisht një futbollist i lirë. Ajo që nuk dihet akoma është skuadra me të cilën do të luajë nga 30 qershori e më tej, por mendohet se do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me një klub kinez. Në kampionatin kinez, ndërkohë që do të luajë, do të krijojë edhe kampe futbolli për fëmijë.

Vetë Iniesta nuk i konfirmoi këto zëra, duke thënë vetëm se, përveçse në Europë, mund të luajë kudo tjetër. “E përjashtoj Europën pasi nuk dua të përballem me Barcelonën”, theksoi Iniesta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency