Kombëtare

Shqipëria U-15 shpall listën për dy miqësoret ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare e 15-vjeçarëve ka shpallur listën për dy miqësoret e muajit maj ndaj Kosovës që do të zhvillohen në datën 3 në Elbasan Arena dhe dy ditë më pas në Shkodër në Loro Boriçi. Janë 25 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Eqerem Memushaj. Shumica e lojtarëve luajnë në Shqipëri por ka edhe nga ata që po spikatin dhe po lënë shenjë me talentin e tyre në skuadrat e moshave të disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Njëri prej tyre është padiskutim mesfushori me tipare sulmuese Endri Çelaj i cili luan me të rinjtë e Paris Saint Germain dhe është një nga më të mirët te kampionët e Francës në këtë grupmoshë, e sigurtë është që 14-vjeçari do të ketë një të ardhme të ndritur pasi premton shumë. Një tjetër talent që luan me një skuadër të madhe është Shnajder Ndoci i cili aktivizohet me Interin. Të tjerë emra sugjestionues janë edhe Altjon Istrefaj i Young Boys dhe Alen Ndreu i Venezias.

Ja lista e plotë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency