Futboll

Gerrard në krye të Rangers, vendimi merret të premten

Emërimi i Steven Gerrard në krye të Glasgow Rangers në kampionatin skocez pritet të jetë formalitet. Trajneri i të rinjve të Liverpoolit, gjatë një interviste të fundit pranoi se ka zhvilluar bisedimet e para me drejtuesit e klubit skocez dhe se gjithçka ka qenë pozitive. Ish-kapiteni i “The Reds” sqaroi më tej se të premten do të takohet sërish me drejtuesit e Rangers dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar sa i takon të ardhmes së tij. Pavarësisht humbjes së thellë 5-0 në derbin me Celtic, që kurorëzoi rivalët e përjetshëm kampionë të vendit, Gerrad është i bindur se mund ta kthejë skuadrën legjendare skoceze në nivelet më të larta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency