Tifozët e Bayernit kapen me James Rodriguez, e quajnë tradhtar
James Rodriguez ishte një nga protagonistët e mëdhenj të gjysmëfinales së kthimit mes Realit të Madridit dhe Bayern Munich në Santiago Bernabeu. Paraqitja e kolumbianit ishte tejet pozitive, por pavarsisht kësaj 26-vjeçari është sulmuar nga tifozët e Bayernit në rrjetet sociale vetëm pak orë pas eliminimit të kampionëve të Gjermanisë. James i cili këtë sezon është transferuar te bavarezët në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga ana e Bayernit në verën e vitit 2019-të, është cilësuar si tradhëtar nga tifozët gjermane. James në pjesën e parë humbi një gol të sigurtë, ndërkohë në momentin e golit të barazimit 2-2 u kërkoi falje tifozëve të Realit, pa harruar edhe faktin që në një moment pak minuta përpara fundit bëri një gjest fair-play duke nxjerrë topin jashtë dhe duke marrë duartrokitjeve e tifozëve të ish skuadrës së tij. Të gjitha këto fakte nuk janë pranuar nga një pjesë e tifozëve të Bayernit të cilët në rrjetet sociale kanë sulmuar ashpër futbollistin kolumbian.



