City feston titullin, Huddersfield merr pikë shprese
U mbyll na barazim 0-0 sfida mes Manchester City-t dhe Huddersfield e zhvilluar “Etihad Stadium”. Skuadra e Pep Guardiolës, që është shpallur matematikisht kampione e Premier League-s javë më parë, nuk arriti të mposhtte këtë kundërshtar modest, që po lufton për të shpëtuar nga rënia.
Një pikë me shumë vlerë për Huddersfieldin, që shkon në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Swansea dhe Southamptoni, që ndajnë vendet 17 dhe 18, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy javë nga fundi për të tria këto skuadra.



