Premier League

Conte i prerë në përgjigje: Dua të qëndroj te Chelsea

Antonio Conte është i qartë përsa i përket së ardhmes, ai dëshiron të qëndrojë tek Chelsea. Numri një i stolit të Bluve të Londrës, menjëherë pas sukesit në finalen e FA Cup kundër Manchester United ishte i prerë për të ardhmen. Dëshira e italianit është të respektojë kontratën që ai ka me klubin, duke sjellë në kujtesë se një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur që në janar, asokohe në media u përfol shumë për një shkarkim të mundshëm të teknikut, pas rezultateve jo të mira, por edhe marrdhënieve disi konfliktuale me drejtues të klubit. Në intervistën e dhënë, Conte u shpreh se Premier League është një kampionat i fortë dhe nuk është aspak e thjeshtë të korrësh suksese edhe pse italiani shtoi se dy vitet e tij të para mund të konsiderohen mbresëlënëse, duke qënë se dy vite ka arritur të fitojë titullin kampion si dhe trofeun e fundit atë të FA Cup. Ndër të tjera, trajneri i Chelsea-t deklaroi se skuadrës këtë sezon i ka munguar disi fati, por për të ardhmen ish-tekniku i Juventusit dëshiron të vazhdojë aventurën në ishull. Tani më përgjigjja përfundimtare i takon drejtuesve të klubit, nëse do t’ia besojnë Chelsean edhe për një tjetër sezon Contes apo do të kërkohet një alternativë tjetër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency