Futboll

Shkëndija kampione e mbyll me fitore, shkatërroi 4-0 Pelisterin

Shkëndija e Tetovës e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke fituar thellë 4-0 me Pelisterin në stadiumin e Tetovës.

Të shpallur matematikisht kampionë të Maqedonisë shumë java para fundit, kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit. Në fund të pjesës së parë takimi u zhbllokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi Junior.

Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani, që shënua dy herë radhazi në minutat 78 dhe 83 për rezultatin përfundimtar 4-0. Në fund kuqezinjtë tetovarë ngritën lart trofeun e kampionati pas një sezoni të shkëlqyer të dominuar prej tyre.

Fitore me shumë rëndësi ka arritur të marrë edhe Shkupi, pasi ka mundur në derbi rivalët e Vardarit me rezultatin  thellë 4-1, duke hedhur kështu një hap tepër të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në Ligën e Europës.

Shkupi renditet në vendin e katërt të kampionatit maqedonas, dhe në rast se Shkëndija arrin të fitojë Kupën ndaj Pelisterit atëherë skuadra shqiptare nga Shkupi do të luajë në Ligën e Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency