Lazio vijon me Simone Inzaghin edhe sezonin e ardhshëm
Simone Inzaghi do të jetë timionieri i Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Me Napolin që ka vendosur të marrë Ancelottin duke lënë në plan të dytë Inzaghin, ish sulmuesi do të qëndrojë te Lazio, skuadër me të cilën ka një kontratë afatgjatë dhe gëzon mbështetjen e presidentit Claudio Lottito dhe drejtorit sportiv Igli Tare. Ky sezon ishte për tu vendosur në kornizë për Simone Inzaghin që edhe pse nuk siguroi dot kualifikimin në Champions League i ndryshoi fytyrën Lazios që rivalizoi deri në fund për një vend në kompeticionin më madhor për klube dhe në të njëjtën kohë shkoi deri në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në fazën çerekfinale të Europa League.



