Fitoi titullin në Portugali, Porto i rinovon kontratën trajnerit Conceicao
Skuadra e Portos ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me trajnerin Sergio Conceicao, nën drejtimin e të cilit “Dargojtë” u ngjitën në fronin e futbollit portugez, pas dominimit katërvjeçar të Benficas. Canceicao e mori drejtim e skuadrës verën e kaluar, duke zëvendësuar Nuno Espírito Santo dhe që në sezonin e parë puna e tij u shpërblye me titullin kampion. Për këtë arsye drejtuesit e Portos vendosën që t’ia zgjasnin kontratën deri në në vitin 2020. “Jam shumë i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit dhe për këtë vlerësim dhe besim për punën që kemi bërë gjatë këtij sezoni,” – deklaroi 43-vjeçari.



