Serie A

Di Francesco kërkon të marrë Berardin te Roma

Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor, që i garanton një numër të caktuar golash përgjatë sezonit. Kryeqytetasit, përtej përmirësimit në fazën mbrojtëse, kanë shënuar vetëm 61 gola në Serinë A me Di Francescon, ndërsa një vit më parë me Spallettin e mbyllën kampionatin me 90 finalizime.
Trajneri Di Francesco pëlqen shumë sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, të cilit i ka dhënë mundësinë e debutimit në Serinë A pikërisht kur drejtonte këtë ekip. Berardi nuk ka patur një sezon shumë pozitiv, pasi ka shënuar vetëm 4 gola në Serinë A, por tekniku abrucez është i bindur se 23-vjeçari do të shkëlqejë te verdhekuqtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency