Premier League

Sarri nis merkaton, Higuain e Koulibaly drejt Chelsea-it

Mungon ende zyrtarizimi por tashmë Maurizio Sarri mund të konsiderohet në çdo efekt trajneri i ri i Chelsea-it.  Madje mediat në ishull kanë filluar të flasin edhe për merkaton që do të zhvillojnë Blutë e Londrës. Për të rikthyer Chelsea-in në Champions League dhe për të rivalizuar në garën për titull sezonin e ardhshëm, londinezët kanë nevojë për përforcime cilësore. Dy dëshirat parësore të Sarrit janë dy lojtarë me të cilët ka punuar në të kaluarën. Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit Gonzalo Higuain dhe mbrojtësin senegalez të Napolit Kalidou Koulibaly. Me kërkesë të trajnerit italian Abramovich pritet të hidhet në sulm për këta dy emra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency