Belgjika në formë për Botërorin, 3 gola Egjiptit(Video)
Për emrat që ka në përbërje të gjithë duhet ta kenë frikë pasi Belgjika është një nga kombëtaret më të forta në botë dhe me të drejtë konsiderohet si nga 5 skuadrat favorite për të triumfuar në Kupën e Botës Rusi 2018. Vetëm pak ditë përpara fillimit të kompeticionit më të rëndësishëm në nivel kombëtaresh, belgët janë shfaqur në formë. Mbrëmjen e të enjtes në Bruksel Belgjika mposhti 3-0 Egjiptin që gjithashtu do të marrë pjesë në Kupën e Botës në një miqësore që ishte vërtetë shumë interesante. Golat për “Djajtë e Kuq” u realizuan nga Romelu Lukaku dhe kapiteni Eden Hazard në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës vulosi rezultatin në 3-0 Marouine Fellaini i ardhur në fushë nga stoli. Trajneri Roberto Martinez aktivizoi më të mirët në këtë sfidë teksa 3-shja e sulmit përbëhej nga Mertens, Hazard e Lukaku. Në Botëror Belgjika bën pjesë në grupin G sëbashku me Anglinë, Tunizinë e Panamanë, teksa kalimi në raundin e 1/8-ave konsiderohet thjeshtë formalitet për De Bruynen me shokë.



