Basketboll

NBA, Golden State prek titullin, Durant magjik

Golden State vendos njërën dorë tek titulli kampion në NBA. Nuk ka 2 pa 3 me kampionët në fuqi që treguan dhëmbët ndaj Cleveland Cavaliers edhe në ndeshjen e tretë që u zhvillua në Quicken Loans Arena të Ohios dhe tashmë janë shumë pranë titullit të 3-të në 4 vitet e fundit dhe të dytit radhazi. Unazat e skuadrës kampione me shumë gjasa do të mbeten në gishtat e basketbollistëve të Golden State pasi Warriors tashmë krysojnë 3-0 serinë e finaleve të mëdha të NBA ndaj Cavaliers dhe janë vetëm një fitore larg triumit në këtë sezon. Në Ohio ishte mbrëmja e Kevin Durant, autori i një ndeshjeje të jashtëzakonshme. Ylli i Warriors koleksionoi në total 43 pikë 7 asiste dhe 13 rikuperime në suksesin me shifrat 110-102 të Golden State. Sfida e Quicken Loans Arena mori drejtim në njërin krah vetëm në periodën e 4-t, sepse pjesa e parë foli në favor të vendasve ndërsa deri në fund të periodës së 3-të diferencat ishin shumë të vogla. LeBron James e bëri detyrën e tij duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës pasi e mbylli sfidën me 33 pikë 11 asiste e 10 rikuperime poshtë tabelës, por edhe këtë herë nuk u mbështet mjaftueshëm nga shokët e skuadrës. Cleveland e nisi me marshin e 6-shtë ndeshjen duke u shkëputur në +12 që në fillim por me kalimin e minutave Golden State e rriti ndjeshëm ritmin duke marrë frenat e lojës në dorë. Te Cleveland spikati edhe Kevin Love me 11 pikë e 13 rebound ndërsa nuk shkëlqyen dy yjet e tjerë të Warriors pasi Stephen Curry realizoi vetëm 11 pikë, 1 më shumë se Klay Thompson. Edhe sfida e 4-t finale do të zhvillohet në Quicken Loans Arena aty ku Golden State do të synojë të mbyllë përfundimisht çështjen titull.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency