Tenis

Nadal në gjysmëfinale të “Roland Garros”, e pret Cilic

Rafael Nadal i pandalshëm në “Roland Garros”. Tenisti spanjoll mposhti 3-1 me sete (4-6, 6-3, 6-2, 6-2) Diego Schwartzman, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të turneut francez. Nadal e nisi keq sfidën, duke humbur 3 gejme me shërbimet e tij në setin e parë dhe dhënë përshtypjen se ishte në një ditë të keqe, por reagimi i tij ishte i duhuri në tre setet e radhës, duke siguruar fitoren pas 3 orë e 47 minutave lojë. Në gjysmëfinale Nadal do të përballet me Del Potron, që mposhti me të njëjtin rezultat 3-1 Marin Cilic (7-6, 5-7, 6-3, 7-5).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency