Serie A

Djali i Berlusconit mohon lidhjet me fondin Elliot

Mediaset prezantoi sot planin e organizimit dhe transmetimit të kampionatit botëror “Rusi 2018”, ndërsa i pranishëm ishte edhe Pier Silvio Berlusconi, djali i sish presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Mes të tjerash ai foli edhe për situatën e vështirë që po kalon Milani, sidomos pas largimit të Berlusconit dhe blerjes së skuadrës nga ana e kinezit Lee Yonghong.

“Është e vërtetë që Milani po kalon një moment të vështirë, ashtu si shumë skuadra në Itali. Gjithsesi duhet të rinisemi nga Gattuso, që përveçse trajner, është edhe njeri i madh dhe i lidhur shumë me skuadrën”, deklaroi ai.

Djali i Silvio Berlusconit mohoi që kompania e të atit të tij, “Fininvest” të fshihet pas Fondit Elliot, që pritet të marrë aksionet e klubit kuqezi, në rast se pronari kinez nuk arrin të shlyejë këstin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency