Ngre siparin Botërori i 21-të, Rusi 2018 nis me një ceremoni madhështore
Gjithçka gati për Botërorin e 21-të në historinë e futbollit. Nën ritmet e një muzike të mrekullueshme dhe një cermonie madhështore në stilin Super Bowl ngriti siparin Kupa e Botës, Rusi 2018. Në stadiumin Luzhniki të Moskës aty ku do të zhvillohet edhe finalja e këtij kompeticioni, në praninë e më shumë se 80 mijë pak minuta para startit të takimit hapës mes vendit organizator Rusisë dhe Arabisë Saudite i vlefshëm për grupin A, u zhvillua edhe cermonia hapëse. Fillimisht ishte këngëtari me famë botërore Robie Ëilliams i cili ndezi skenën me disa nga këngët e tij më të famshme, ndërsa për kënaqësinë e të gjithë tifozëve rusë këndoi edhe ish-bashkëshortja e ish-tenistit Marat Safin, sopranoja 30-vjeçare Aida Garifullina. I pranishëm në këtë cermoni hapëse ishte i pranishëm edhe fenomeni Ronaldo i cili udhëhoqi Brazilin drejt triumfit Botëror në vitin 2002 ndërsa ishte pjesë e Seleçaos edhe në 1994-ën ku fitoi për herë të parë Kupën e Botës edhe pse nuk kishte një rol progonisti në kompeticionin që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas fjalën e morën presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i FIFA-s Giani Infantino të cilët uruan zhvillimi një Botërori të bukur ku të mbizotrojë festa mes tifozëve dhe të gjithë ti gëzohen spektaklit që të dhuron loja e futbollit.




