Laçi përgatit Europën me “silenciator”
Laçi përgatit Europën me qetësinë karakteristike, ashtu siç ka bërë gjithmonë në vitet e fundit pa zhurmë. Kurbinasit pasi zgjidhën çështjen e trajnerit duke i besuar Besnik Prengës drejtimin e skuadrës pas largimit të Gentjan Mezanit po presin kofnigurimin e saj. Janë larguar disa lojtarë të cilëve i ka përfunduar kontrata. Harallamb Qaqi nënshkroi me Kukësin, Sherif Kallaku është pranë Teutës, Escuerda e mbylli aventurën e tij në përfundim të sezonit me finalen e Kupës së Shqipërisë, sulmuesi Reginaldo konsiderohet si një ish edhe pse nuk dihet për momentin destiancioni i tij. Pas këtyre fitoreve tashmë bardhezinjtë po punojnë me kujdes duke konfirmuar pjesën tjetër të skuadrës midis të cilëve edhe shkodranin Ndriçim Shtubina. Ish kapiteni Vllaznisë pati ofertë konkrete nga Trepça 89 por në fund vendosi të vijojë tek Laçi jo vetëm për europën por edhe për sezonin e ardhshëm. Erjon Hoxhallari është përforcimi i parë për Europën ndërsa me skuadrën prej ditësh është bashkuar edhe një futbollist kroat që luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës. Pikërisht tregu kroat mund të jetë dritarja e përforcimeve për Laçin, duke qënë se trajneri Besnik Prenga i njeh mirë ata dhe mund të ndërmjetësojë për të afruar në skuadër elementë cilësorë. Sigurisht emri i kundërshtarit që do të vendosë shorti do të ndikojë edhe në lëvizjet e merkatos, pasi një kundërshtar i kalueshëm mund të sjellë dhe detyrimin e ndonjë sforcoje të vogël ekonomike.



