Qatip Osmani: Short i favorshëm, por respekt për kundërshtarin
Pasi është mësuar se The New Saints nga Uellsi do të jetë rival i Shkëndijës së Tetovës në raundin e parë eliminator të Champions League, kuqezinjtë tashmë kthejnë fokusin nga faza përgatitore për t’i përgatitur sa më mirë duelet europiane. Shefi i stafit teknik të kuqezinjve, Qatip Osmani, ka vlerësuar pozitivisht shortin, që u rezervoi tetovarëve një prej rivalëve të dëshiruar, mirëpo në të njëjtë kohë kërkon kujdes dhe respekt për kundërshtarin nga Uellsi. Shkëndija beson në kualifikim, mirëpo për të realizuar objektivin duhet seriozitet dhe qasje maksimale në të dyja takimet.



