Durmishi te Lazio, Tare arrin akordin me Betis
Igli Tare perfeksionon goditjen e radhës në merkato dhe ka të bëjë me një tjetër lojtar shqiptar.Riza Durmishi mund të konsiderohet përforcimi i mbrojtjes për bardhekaltërit, për të cilin u arrit përfundimisht për 6.5 milionë euro akordi me Real Betis. Durmishi që përfaqëson Danimarkën dhe luan rregullisht nuk ishte në listën finale per Botërorin e Rusisë ndërsa tashmë ka zbarkuar ne Romë për vizitat mjekësore. 24-vjeçari luajti sezonin e kaluar 24 ndeshje me 2 gola të shënuar dhe dy asiste duke ndihmuar Betis të shkojë në Europë.



