Formula 1

Mercedes dominon provat zyrtare në Francë, pole-position i Hamilton

Lewis Hamilton dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës dhe regjistron pole-position e tretë sezonal. Piloti anglez i Mercedes e mbylli sesionin e tretë me kohën, 1 minutë 30 sekonda e 29 të mijtat duke mbajtur pas shpatullave të tij shokun e skuadrës Valteri Bottas i cili ishte 118 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Hamilton. Menjëherë pas dy shigetave të Argjendta u pozicionuan Ferrari i Vettel dhe Red Bulli i Verstappen. I 5-ti Daniel Ricciardo ndërsa vetëm i 6-ti Kimi Raikkonen, ndërsa regjistroi një kohë shumë të mirë Charles Leclerc i cili me makinën e tij Sauber Alfa-Romeo u rendit i 8-ti. Leclerc mund të jetë pasuesi i Raikkonen te Ferrari sezonin e ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency