Basketboll

Shqipëria i mbyll paraeliminatoret e Europianit pas asnjë fitore

Shqipëria në basketboll për meshkuj pësoi humbjen e radhës në raundin paraeliminator të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë e koshit pësuan zhgënjyen në ndeshjen përballë Danimarkës në pallatin e sportit “Feti Borova” me rezultatin 78-86.

Gjithsesi, kur sheh se diferenca është vetëm 8 pikë atëherë ironikisht mund të thuhet se Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen më të mirë, sepse humbet kanë qenë gjithmonë të rënda.

Pati një reagim nga basketbollistët shqiptarë të drejtuar nga trajneri Dukasi në periodën e tretë, duke regjistruar një rezultat të pjesshëm 27-15, por bëhet fjalë vetëm për një shkëndijë, sepse Danimarka e dominoi në total përballjen.

Shqipëria e mbyll aventurën në paraeliminatoret e Europianit në vendin e fundit në grupit, por më shumë djeg fakti që ka 2 vjet pa fitore. Danimarka dhe Armenia, që u renditën në dy vendet e para avancojnë më tej në këtë kompeticion.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency