Lumë ofertash për Kenedy, Newcastle dëshiron ta mbajë
Mjaftuan vetëm 13 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Newcastle për të kuptuar talentin e Kenedy. Mesfushori 22-vjeçar bindi nën urdhrat e Benitez i huazuar vitin e kaluar dhe kërkon sërish të rikthehet te bardhezinjtë për të luajtur një sezon të plotë. Chelsea që zotëron kartonin e tij e vlerëson lojtarin 25 milionë euro dhe duke mos patur mundësi për ta blerë këtë verë, klubi po insiston në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Vetë lojtari pëlqen këtë destinacion teksa për të interesohen edhe Leipzig e Bayern Munchen.



