Futboll

Befason Polonia, lë thatë De Biasin!

Befason Polonia. Trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Jerzy Brzeczek, që parakalon në finish Gianni De Biasin. Siç bëjnë të ditur mediat italiane ish trajneri i  kombëtares shqiptare kishte folur disa herë me Zibi Boniek, presidentin e Federatës polake të futbollit dhe dukej vetëm një hap larg akordit zyrtar. Në mënyrë surprizuese federata në Varshavë lajmëroi se trashëgiminë  e Adam Nawalka, trajnerit të Polonisë zhgënjyese në Rusi 2018 do ta marrë 47-vjeçari Jerzy Brzeczek, ish mesfushor dhe kapiten i Polonisë që fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Barcelona 1992-të. Si trajner deri më tani ka drejtuar Rakow Czestochova, Lechia Danzica, Gks Katowice dhe Wisla Plock.  Për sa i përket motiveve të zgjedhjes ndoshta kanë prevaluar motivet nacionale për një trajner polak, ose ndoshta Boniek thjesht ka dashur të luajë në disa tavolina njëherazi, por e sigurtë për mediat italiane është që De Biasi ka mbetur i pakënaqur. Brzeczek ka dhe një të vecantë, është daja i Jakub Blazcczykovski, mesfushorit polak të Wolfsburgut. Polonia do të përballet me Italinë në Bolonjë në 7 shtator në ndeshjen e raundit të parë të Nations League, ndërsa Brzeczek do të prezantohet në 23 korrik në stadiumin kombëtar të Varshavës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency