“Skuqet” Shaqiri: Te Liverpooli për të fituar tituj
Pas një sezoni mjaft të mirë në Premier League me Stoke Cityn dhe një Botërori për t’u mbajtur mend, Xherdan Shaqiri ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Fantazisti me origjinë shqiptare i Zvicrës, i është bashkuar skuadrës së Liverpoolit, teksa dje ka kryer vizitat mjekësore dhe ka bërë prezantimin zyrtar.
“Jam shumë i lumtur që vij në një skuadër të madhe, me histori të lavdishme, lojtarë të mëdhenj dhe trajner fantastik. Dua shumë të përmirësohem dhe të fitoj tituj, ndaj edhe zgjodha t’i bashkohem Liverpoolit”, deklaroi fantazisti në fjalët e para si lojtar i “the Reds”.
Shaqiri shikohet nga Klopp si një alternativë mjaft e vlefshme për të tre pozicionet pas sulmuesit kryesor, por mbi të gjitha, mund të jetë një pasues e Salah, nëse egjiptiani vendos të largohet këtë verë.



