Courtois i dyzuar për të ardhmen, nuk përjashton asnjë mundësi
Pasi përfundoi Botërorin në vendin e tretë me Belgjikën e tij, portieri Thibuat Courtois foli edhe për të ardhmen. 26-vjeçari që aktivizohet te Chelsea, pohoi se do të bisedojë me menaxherët e tij për të vëzhguar me interes çdo mundësi.
Ai pranoi se të gjitha opsionet janë të mundshme, gjithashtu edhe qëndrimi te “Blutë e Londrës”. Courtois theksoi se edhe nëse vendosë të mos e firmosë rinovimin me skuadrën e Sarrit, nuk beson se drejtuesit do të lënë në stol një portier me kualitetet e tij.
Gjithsesi, në fund Courtois theksoi se pavarësisht gjithçkaje, Londra mbetet vendi i tij i preferuar dhe se do të dëshironte të mbetej gjatë aty.



