Kategoria Superiore

Daja e donte në skuadër, por sulmuesi i njohur ikën nga Flamurtari!

Ilir Daja e donte në skuadër por pavarsisht këmbënguljes së trajnerit të ri të Flamurtarit për ta patur, rrugët e Danilo Alvesh dhe ekipit vlonjat janë ndarë përfundimisht. Me një postim në Instagram, sulmuesi brazilian ka lënë të kuptohet se aventura e tij te Flamurtari është mbyllur pas 2 sezonesh e gjysmë me Danilon që ka falenderuar klubin dhe drejtuesit. Alves i cili në disa takime mbajti edhe shiritin e kapitenit në krah te Flamurtari zhvilloi në total 73 ndeshje duke realizuar dhe 13 gola me kuqezinjtë dhe mbi të gjitha duke qenë një lider i vërtetë në fushën e lojës. Ja deklarata e plotë e Danilo Alves në profilin e tij në Instagram.

“Shumë falënderime për Flamurtarin, për këto dy vite e gjysmë. Shumë falënderime për tifozët dhe qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. Shumë falënderime të gjithëve që më kanë mbështetur në çdo kohë. Faleminderit presidentit Idrizi për vlerësimin që ka pasur gjithmonë për mua dhe për familjen time, dhe për çdo gjë që ka bërë këto kohë. I uroj më të mirat Flamurtarit.” Dhe në fund, një falënderim në shqip: “Shumë Faleminderit.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency