Premier League

Januzaj rikthehet në Premier League, pranë firmës me…

E ardhmja e Adnan Januzaj mund të jetë sërish në Premier League. Everton ka nisur kontaktet me futbollistin kosovar, të natyralizuar si belg, për një rikthim të mundshëm të tij në Angli. Januzaj, aktualisht luan në La Liga me Real Sociedad, pasi verën e kaluar u transferua nga Manchester United për 11 milionë euro. Ai bëri një sezon të parë pozitiv në “San Sebastian”, çka i solli edhe grumbullimin në Kupën e Botës me Blegjikën, ku edhe shënoi një gol në parballjen ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë në grupe. Paraqitja e Januzaj në Botëror duket se ka tërhequr vëmendjen e Everton, që dëshiron ta rikthejë kosovarin në Angli.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency