Futboll

Starton turneu spektakolar i verës, Supersport sjell të plotë “International Champions Cup”

Bëhet fjalë për një turne miqësoresh që zhvillohet për herë të gjashtë në histori dhe marrin pjesë skuadrat më në zë europiane, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në stadium të ndryshme të botës.

Do të jenë plot 23 stadiumet që do të mirëpresin këto sfida, 15 prej të cilave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 7 në Europë dhe një në Singapor.

Kompeticioni starton pikërisht në orët e para të datës 21 korrik dhe do të zgjasë deri më 12 Gusht. Ekzaktësisht në orën 03:05 të mëngjesit të sotëm do të startojë ndeshja e parë, Manchester City-Borusia Dortmud, që do të transmetohet live në Supersport 2.

Po gjatë datës 21, do të vijë një tjetër supersfidë, ajo mes Bayernit të Mynihut dhe Paris Saint Germain, që do të startojë në orën 16:05 dhe do të transmetohet gjithashtu në Supersport 2.

Në International Champions Cup marrin pjesë 18 skuadra, 6 prej të cilave nga Premier League, 4 nga Seria A, 3 nga La Liga, 2 nga Bundesliga, dy nga Ligeu 1 dhe një nga kampionatin portugez.

Klikoni më poshtë për të parë kalendarin e plotë të International Champions Cup, në Supersport:

KALENDARI

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency