Abuzuan me detyrën, përfundojnë në gjykatë ish-zyrtarët e Vllaznisë
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy ish-administratorë të klubit të futbollit Vllaznia.Gjithashtu, është dërguar për gjykim edhe ish-financieri i këtij klubi. Ish administratorët e dërguar për gjykim janë Neritan Kalamishi dhe Fatos Gjyrezi, ndërsa financieri është Denis Fani.Ish-administratorët dhe ish-financieri i Vllaznisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe për shkelje të barazisë në tendera.



