Partizani zyrtarizon afrimin e sulmuesit të Shpresave
Ashtu siç e kishte paralajmëruar Supersport më herët, Partizani ka arritur akordin për të huazuar për sezonin e ardhshëm sulmuesin e Shpresave, Rubin Hebaj.
Shkodrani, i cili iu bashkua Domzales në Slloveni verën e kaluar, është prezantuar pasditen e sotme në ambientet e klubit të kuq dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.
Me Hebajn, Partizani synon të zgjidhë njëherë e mirë problemet në repartin e avancuar, ku në sezonet e fundit kanë ardhur shumë emra të bujshëm, të cilët gjithsesi kanë shënuar shumë pak gola.
Hebaj debutoi në Superiore në sezonin 2016-2017, kur ndihmoi Vllazninë të mbijetojë, ndërsa verën e 2017-ës u largua për në Slloveni.
Në sezonin e parë në ligën vendase, Hebaj shënoi 4 gola, ndërsa luajti rreth 400 minuta në total. Sulmuesi vjen në formë huazimi, pasi klubi i Domzales nuk ka preferuar të heqë dorë nga kartoni i tij.
PRONONCIMI I RUBIN HEBAJ PËR KANALIN ZYRTAR TË KLUBIT
PRONONCIMI I RUBIN HEBAJ PËR KANALIN ZYRTAR TË KLUBITHebaj: I lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si Partizani
Geplaatst door FK Partizani Albania op Zaterdag 28 juli 2018



