Futboll

Tregolëshi i parë i Ibras në MLS, Galaxy përmbys 4-3 Orlando City-n

Zlatan Ibrahimovic i papërmbajtshëm me Los Angeles Galaxy. Sulmuesi suedez shënoi tre gola në fitoren 4-3 të skuadrës kaliforniane ndaj Orlando City-t, duke dhënë kontributin kryesor në përmbysjen e rezultatit. Tri herë kaluan në epërsi futbollistët miq, por po kaq herë vendasit arritën të barazonin, ndërsa në fund falë Ibras morën edhe fitoren. Golin e parë 36-vjeçari e realizoi në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin në 2-2 (më parë kishin shënuar Higuaita për Orlandon, Dos Santos dhe Ciani autogol). Dwyer tundi rrjetën e Galaxy për herë të tretë, para se Ibra të shënonte edhe dy herë të tjera, për t’i siguruar fitoren ekipit kalifornian.

Me këtë tregolësh “Mbreti” Zlatan arriti në kuotën e 15 finalizime në 17 ndeshje në MLS, kampionat ku u transferua në fillimit të vitit, pas një sezoni e gjysmë te Manchester United.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency