Premier League

Shkëlqeu në Botëror, Evertoni kërkon të blindojë Pickford

Jordan Pickford ishte një nga lojtarët më impresionues, jo vetëm për kombëtaren e Anglisë, në Botërorin e Rusisë, çka konfirmoi talentin e tij si portier dhe tek Evertoni e kanë kuptuar që 24-vjeçari duhet “blinduar” me një kontratë të re dhe sigurisht me një pagë shumë më të mirë. Kjo lëvizje e klubit vjen edhe për të larguar zërat e merkatos, ku Chelsea e shikon Pickford si portierin e ardhshëm në vend të Courtois, por mund të jetë e pamundur. Everton e bleu për 30 milionë euro portierin nga Sunderlandi dhe nuk ka ndërmend të privohet nga ai, madje kërkon të ndërtojë rreth tij një ekip solid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency