Premier League

Mane snobon ofertat, do rinovojë me Liverpoolin

Sadio Mane do të ndjekë shembujt e shokëve të tij të skuadrës, Firmino e Salah duke injoruar zërat e merkatos dhe të rinovojë kontratën me Liverpool. Senegalezi, një nga lojtarët më të rëndësishëm për Klopp mësohet se ka nisur bisedimet për rinovimin që parashikon një përmirësim të ndjeshëm të pagës teksa ajo aktuale skadon në vitin 2021. Për një lojtar si Mane nuk ka munguar interesimi i klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona por drejtuesit kanë mbyllur menjëherë çdo mundësi për largimin e 26-vjeçarit nga Senegali.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency